Luftëtari bën përforcimin e parë, firmos sulmuesi Eri Lamçja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2016 | 12:10

Luftëtari bën përforcimin e parë, firmos sulmuesi Eri Lamçja

Skuadra e Luftëtarit ka kryer afrimin e parë në merkaton e dimrit. Gjirokastritët kanë përforcuar ekipin e tyre me sulmuesin e talentuar elbasanas, Eri Lamçja. Këtë lëvizje e ka konfirmuar vetë klubi i Luftëtarit në faqen zyrtare në Facebook, ku ka postuar dhe fotot nga prezantimi i lojtarit.

lamcja luftetari1

Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Teutës që në sezonin e shkuar dhe deri në fillim të këtij muaji kur shkëputi marrëdhenien kontraktuale me durrsakët. Ai tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Luftëtari ka treguar besim të madh te sulmuesi duke qënë se ka firmosur me të një kontratë 3-vjeçare.

lamcja luftetari

lamcja luftetari2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"