Legjenda e Anglisë me Koronavirus?! Vetizolohet me urgjencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 12:41

Legjenda e Anglisë me Koronavirus?! Vetizolohet me urgjencë

Legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, dhe prezantuesi i programit “Match of the Day” në “BBC” është vetizoluar pasi i biri i tij Xhorxh shfaqi simptoma të Koronavirusit.

LINEKER

“Në vetizolim sepse Xhorxh Lineker ka shfaqur simptoma. Nuk janë të rregullta, por ka humbje të plot të shqisës së nuhatjes dhe shijes. Unë jam treguar vigjilent, duke larë duart dhe u distancuar, por jam në izolim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm nëse humbisni shqisën e nuhatjes dhe shijes.

LINEKER2

Mund të keni virus pa e ditur. Unë u konsultova me një doktor, përpara se të ndaja këtë informacion. Qëndroni të sigurt”, shkruante në rrjetet sociale Lineker.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"