Kukësi sqaron largimin e brazilianit Leiria: Kërkoi letrat, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 23:28

Kukësi sqaron largimin e brazilianit Leiria: Kërkoi letrat, sepse…

Pas lajmit që u publikua në media për largimin e tij, klubi i Kukësit ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka deklaruar largimin nga skuadra verilindore të lojtarit Mateus Leira. Klubi i Kukësit sqaron opinionin publik duke shkruar se vetë futbollisti brazilian ka kërkuar të largohet për arsye se e ëma e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEIRA 1

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit!

Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti brazilian Matheus Leiria Dos Santos nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori i ardhur në merkaton e verës, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për t’u larguar në drejtim të Brazilit duke qenë se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. I detyurar për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë, futbollisti ka kërkuar nga klubi të largohet.

Nga ana tjetër, klubi e ka mirëkuptuar futbollistin dhe e ka lejuar që të largohet nga ekipi për të qenë pranë familjes. Futboll Klub Kukësi i uron nënës së tij shërim sa më të shpejtë dhë futbollistit i uron suksese në karrierë! Faleminderit Leiria.”

LEIRA POST

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"