Kukësi merr vendim për Mirel Josën, trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2021 | 22:48

Kukësi merr vendim për Mirel Josën, trajneri…

Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit.  Tekniku tiranas ka zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tij me skuadrën verilindore.

Josa Kukesi

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” duke deklaruar se trajneri 58-vjeçar nuk është më në krye të pankinës duke e falënderuar për kontributin dhe punën e kryer për skuadrën verilindore.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij ?”

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"