ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023 dhe klauzolë 100 milionë euro, Aguero transferohet tek skuadra e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2021 | 16:30

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023 dhe klauzolë 100 milionë euro, Aguero transferohet tek skuadra e Barcelonës

Tashmë është zyrtare, Serxho Aguero është blerja e re e skuadrës së Barcelonës.

AGUERO

Pas vizitave mjekësore ka ardhur dhe firma dhe zyrtarizimi i skuadrës së Barcelonës me sulmuesin argjentinas i cili ka hedhur “të zezën në të bardhë” deri në fundin e sezonit 2022/2023.

Klubi i Barcelonës me anë të një komunikate zyrtare bën me dije blerjen e saj të re, gjithashtu edhe një detaj tjetër nga kontrata e “El Kun” nga ku klauzola e tij do të jetë 100 milionë euro për skuadrat që do ta dëshirojnë 32-vjeçarin argjentinas i cili bashkohet kështu edhe me shokun e tij në kombëtare, Lionel Mesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"