ZYRTARE/ Ishte në përfundim të kontratës, Kukësi merr vendimin për trajnerin Diego Longo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 15:00

ZYRTARE/ Ishte në përfundim të kontratës, Kukësi merr vendimin për trajnerin Diego Longo

Kukësi dhe Longo kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

diego longo

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi verilindor me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” duke falënderuar Longon dhe stafin e tij për punën e kryer.

Tekniku italian ishte në përfundim të kontratës dhe së bashku me klubin verilindor të mos vazhdonin më së bashku për të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Kukësi e përfundoi kampionatin në vendin e katërt duke grumbulluar 55 pikë, ku në 36 ndeshje kanë koleksionuar 15 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje.

kuk

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"