Godet Erzeni, firmos me ish-portierin e Kombëtares. Prezantohet zyrtarisht edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2021 | 19:24

Godet Erzeni, firmos me ish-portierin e Kombëtares. Prezantohet zyrtarisht edhe…

Erzeni e ka seriozisht këtë sezon. Drejtuesit e klubit shijakas duan të rikthejnë skuadrën në Superiore pas më shumë se një dekade në inferiore.

nevil dede 1

Pas zyrtarizimit të trajnerit Nevil Dede, klubi shijakas ka bërë goditjen e radhës në merkato. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, është zyrtarisht lojtari më i ri i Erzenit.

isli hidi

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë portieri, i cili luajti në sezonin e fundit me Kastriotin në Superiore, duke dhënë një kontribut të madh për qëndrimin në elitë të krutanëve. Në ditët e ardhshme priten të tjera përforcime me peshë te shijakasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"