FSHF vendos për Korabi-Apolonia, zbulohet data dhe stadiumi për finalen e “Play-Off”-it të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 14:43

FSHF vendos për Korabi-Apolonia, zbulohet data dhe stadiumi për finalen e “Play-Off”-it të Kategorisë së Parë

FSHF ka vendosur përfundimisht se ku do të luhet finalja e “Play-Off”-it të Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Apolonisë.

topi-kategoria-e-pare

Burime zyrtare konfirmuan për “Panorama Sport” se ky takim do të zhvillohet më datën 23 maj ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Fituesi i këtij takimi do të luajë më pas një ndeshje tjetër finale ndaj vendit të tetë në Kategorinë Superiore, Egnatias, që mendohet të zhvillohet më 30 maj në stadiumin e Rrogozhinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"