Fizioterapisti i Kombëtares shqiptare humb jetën prej COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:50

Fizioterapisti i Kombëtares shqiptare humb jetën prej COVID-19

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar. Masazhatori i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë një orë më parë si pasojë e virusit të tmerrshëm COVID-19 në moshën 55-vjeçare.

YLLI MIHALI

Mihali nuk i mbijetoi Koronavirusit nga ku ishte dhe në intubim. Ai u infektua përpara ndeshjes ndaj San Marinos, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 në fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Ylli Mihali ishte pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares shqiptare në rolin e masazhatorit prej 30 vitesh dhe ka ndërruar jetë duke shokuar mbarë opinionin publik, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mihali!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"