ZYRTARE/ Egnatia “blindon” krahun e majtë, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 14:29

ZYRTARE/ Egnatia “blindon” krahun e majtë, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit

Emiljano Musta ka filluar një aventurë të re në karrierën e tij.

EMILJANO MUSTA

Mbrojtësi i majtë ka është prezantuar si blerja e re e skuadrës së Egnatias.

30-vjeçari elbasanas ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur “të zezën në të bardhë” që do ta mbajë lidhur me fanellën e ekipit rrogozhinas.

EMILJANO MUSTA 1

Musta vjen pas aventurës që kishte te Partizani dhe Kukësi, teksa më parë ka luajtur edhe me skuadrat e Elbasanit, Shkumbinit, Teutës, Flamurtarit dhe Laçit.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË EGNATIAS –

EG

“Njoftimi ?

– Zyrtare

Klub Futboll Egnatian njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, cili pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.

Emri: Emiljano

Mbiemri: Musta

Ditelindja: 31/1/1992

Karriera: Elbasani, Shkumbini, Partizani,Teuta, Flamurtari, Laçi, Kukësi

Pozicioni: Mbrojtjes i majtë (1.80 m)”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"