Dinamo humb titullarin para sfidës me Kukësin, operacion i papritur në mbrëmjen e djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 14:27

Dinamo humb titullarin para sfidës me Kukësin, operacion i papritur në mbrëmjen e djeshme

Goditje për Dinamon, skuadra blu do të bëjë pa shërbimet e portierit Simon Simoni për sfidën e rëndësishme ndaj Kukësit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” në orën 17:00, e vlefshme për javën e 34-të në Kategorinë Superiore.

SIMON SIMONI

“Panorama Sport” ka mësuar se zbulimi i sezonit i bluve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme i është nën shtruar ndërhyrjes kirurgjikale në apadesit.

Një lajm i keq ky për Roberto Vanolin, i cili humbet titullarin e portës në një ndeshje shumë të rëndësishme të “nëndetëses” për mbijetesën në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"