Lajm i bujshëm/ Taulant Xhaka e mbyll me Bazelin, nesër zyrtarizimi te skuadra e madhe turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 13, 2020 | 23:30


Lajm i bujshëm/ Taulant Xhaka e mbyll me Bazelin, nesër zyrtarizimi te skuadra e madhe turke

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka. Sipas asaj që raporton “Gol nga Tribuna”, 29-vjeçari e ka mbyllur me skuadrën e Bazelit dhe do të jetë pjesë e gjigantëve turq të Beshiktashit.

taulant-xhaka (1)

I njëjti burim zbulon se Xhaka aktualisht është duke udhëtuar me avion drejt Turqisë me babain e tij, i cili është njëkohësisht dhe menaxheri.

Me shumë gjasa, nesër do të vijë dhe zyrtarizimi i shqiptarit, te skuadra e re. Kjo pritet të jetë aventura e parë e Xhakës jashtë Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com