Lajm i bujshëm nga Italia, Xherdan Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A. Pranë akordit me …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 23:10

Lajm i bujshëm nga Italia, Xherdan Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A. Pranë akordit me …

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe ato britanike. Bëhet fjalë për futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili është pranë akordit me Romën, e cila është duke menduar për zëvendësuesin e Zaniolos, që pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Shaqiri

Shaqiri pritet të rikthehet në Serinë A, pas aventurës me Interin në vitin 2015, e cila për hir të së vërtetës, nuk ka qenë fort pozitive.

shaqiri

28-vjeçari nuk po gjen shumë hapësira te kampionët në fuqi të Europës dhe është duke menduar largimin. Mesfushori pritet të kalojë në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit nga klubi italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"