Lajm i bujshëm nga Italia, skuadra e Serisë A në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 20:28

Lajm i bujshëm nga Italia, skuadra e Serisë A në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe në Kategorisë Superiore me Teutën dhe Besën.

muriqi-1

Gazetari i njohur, Fabricio Romano shkruan se Lacio është në bisedime të avancuara me klubin turk të Fenerbahçes, për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit nga Prizreni. Klubi kryeqytetas është gati të paguajë 16 milionë euro për kartonin e tij.

Muriqi

Ndërkohë që futbollisti tjetër që pritet t’i bashkohet Lacios si i lirë, është edhe spanjolli David Silva, i cili mbylli aventurën me Sitin pas plot 10 vitesh, teksa u josh nga oferta e Tares, për të firmosur për 3 vite me të kaltrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"