Lajm i bujshëm nga Italia, Marselo në janar te Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 9:42

Lajm i bujshëm nga Italia, Marselo në janar te Juventusi

Pas Kristiano Ronaldos, Juventusi është duke përgatitur çmendurinë e radhës në merkato. Bëhet fjalë për brazilianin Marselo.

224725104-1c2543c2-a356-4808-b83e-802909f4470d

Nëpërmjet një lajmi ekskluziv, gazeta italiane “Tuttosport” zbulon se braziliani dëshiron bardhezinjtë dhe transferimi pritet të vijë që në janar. Gazeta italiane zbulon gjithashtu se orët e fundit Marselo nëpërmjet agjentëve të tij, i ka kërkuar drejtuesve madrilenë largimin.

1531332423_290700_1531332776_noticia_normal

Një arsye pse 30-vjeçari kërkon të largohet është dhe ecuria negative e Realit javët e fundit. Braziliani kërkon të bashkohet me shokun e tij Kristiano Ronaldo dhe është në bisedime të vazhdueshme me të.  Blerja e Marselos te Juventusi pritet të financohet nga shitja e Aleks Sandros në Premier Ligë.

dsdc3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"