Lajm i bujshëm nga Formula 1, Fetel nuk do të jetë më pilot i Ferrarit. Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 0:03

Lajm i bujshëm nga Formula 1, Fetel nuk do të jetë më pilot i Ferrarit. Ja arsyeja…

Ferrari dhe Sebastian Fetel kanë zyrtarizuar “divorcin”. Viti 2020 do të jetë i fundit për pilotin gjerman në drejtimin e “kokuqes”. Lajmi është zbuluar nga 32-vjeçari.  

071708453-1f2ca7cb-0a58-484f-8414-299460988d26

“Skuadra dhe unë kemi kuptuar se nuk ka më një vullnet të përbashkët për të vazhduar së bashku pas përfundimit të këtij kampionati”, u shpre Fetel, duke lenë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg skuderisë italiane. Fetel është pjesë e Ferrarit që në vitin 2015 dhe tashmë kishte ardhur koha që ai t’i japë fund aventurës me “kokëkuqen”.

Vitin e  kaluar të dy piloted e Ferrarit u përplasën shpesh në pistë dhe duket se skuderia ka zgjedhur të mbështesë të riun Sharl Leklerk,duke e cilësuar si pilotin e të ardhmes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"