Lajm i bujshëm nga Arabia, klubi i njohur Europian kërkon Besnik Hasin trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:56


Lajm i bujshëm nga Arabia, klubi i njohur Europian kërkon Besnik Hasin trajner

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat arabe. Bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, i cili ka përfunduar në radarët e klubit prestigjioz turk, Fenerbahçe, ku aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Besnik Hasi

Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahçes duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares.

Gjithashtu raportohet se klubi arab, ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite. Trajneri ka udhëtuar drejt klubit arab, por deri tani nuk ka dale ende në stërvitje me skuadrën, për shkak të ofertës tundues nga Turqia.

Hasi

48-vjeçari nuk kërkon ta djegë këtë shans të shkëlqyer për të drejtuar klubin prestigjioz turk, i cili ka ambicie shumë të mëdhaja për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com