Lajm i bujshëm nga Anglia, Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 17:15

Lajm i bujshëm nga Anglia, Taulant Xhaka drejt Premier Ligës

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier Ligën angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Njukastëlli i Rafa Benites.

xhakaa

Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjtë që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi. Xhaka aktualisht luan në kampionatin zviceran me Bazelin, teksa transferimi në Premier Ligë, do të ishte një mundësi e artë për të treguar veten.

rafa benitez

Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit.  Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro, gjithsesi palët priten të ulen dhe të negociojnë në lidhje me këtë transferim. Futbollisti i Kombëtares shqiptare pëlqehet dhe ka marrë ok nga trajneri i Njukastëll, Rafa Benitez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"