Lajm i bujshëm nga Anglia, Premier Liga përgatit vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:43

Lajm i bujshëm nga Anglia, Premier Liga përgatit vendimin drastik

 Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat angleze. Premier Liga po mendon të mbyllë kampionatin e këtij sezoni, duke ndjekur shembullin e Belgjikës.

premier-a59a602f9687a44a60fa0e2f489e0b9123f828cc145b23f4_1920x1080

Lajmin bëhet i ditur nga Pierpaolo Marino, shefi ekzekutiv i Udinezes. Kujtojmë që klub italian ka të njëjtë pronarë me Uotfordin, kësisoj, Marino duket e bindur se kampionati nuk do të rifillojë.

“Federata belge ka sanksionuar fundin e kampionatit të saj, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga UEFA. Anglia po bëhet gati të publikojë një vendim të ngjashëm pasi situata atje po bëhet shumë e  rëndë. E kam fjalën për Premier Ligën. Ne duhet t’i shmangemi këtij rreziku, nuk ka rëndësi se sa kohë do na duhet. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për atë të vjetrin”, u shpreh Pierpaolo Marino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"