Lacios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 18:39

Lacios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të jetë në shitje nga Lacio, me këtë të fundit që synon zhbllokimin e indeksit të likuiditetit nga shitja e tij, por edhe për të përforcuar ekipin me emra të tjerë.

Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Sassuolo Calcio at Stadio Olimpico, Rome, Italy o

27-vjeçarit i kanë ardhur oferta nga Anglia, Rusia dhe Franca. Zbulohet se Sant-Etien është klubi i fundit që është refuzuar nga lojtari.

Klubi francez i ofroi Lacios 9 milionë për sulmuesit dhe 1 milionë në vit Muriqit. Ky i fundit ka refuzuar menjëherë sepse te kryeqytetasit përfiton më shumë se dyfishin e ofertës që erdhi nga francezët.

Duket se shqiptari i Kosovës kërkon me ngulm kthimin në Turqi dhe shpreson me patjetër një ofertë nga ish-klubi i tij, Fenerbahçe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"