Lacio tregohet konkrete, ofron sulmuesin e saj në këmbim të Kumbullës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:49

Lacio tregohet konkrete, ofron sulmuesin e saj në këmbim të Kumbullës

Lacio po bën të pamundurën për të blerë mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbullën. Së fundmi, raportohet se drejtuesit e klubit bardhekaltër duan t’i ofrojnë Veronës sulmuesin e vet Andre Anderson, i cili është huazuar te Salernitana.
Andre-Anderson-for-Lazio
Lajmi bëhet me dije nga media italiane “Tuttosport”, që shton se ky opsion shkëmbimi mes klubeve është mëse i realizueshëm.

Marash Kumbulla është kthyer në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha, por prej disa javësh Lacio po intensifikon përpjekjet për ta blerë qendërmbrojtësin 20-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"