Lacio “shkërmoqet” nga Milani, mediat italiane “skanojnë” Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:30

Lacio “shkërmoqet” nga Milani, mediat italiane “skanojnë” Strakoshën

Humbja 0-3 ndaj Milanit në shtëpi tregoi se Lacio po çalon në shumë aspekte në këtë periudhë. Bardhekaltrit nuk janë më ekipi suprizë, por po kthehen në një skuadër të brishtë.
EcG_yf3WkAEGdEm
Në ndeshjen e sotme, mediat italiane “shigjetuan” si fajtore repartin e mbrojtjes dhe sulmin, ndërsa portieri Thomas Strakosha u mbrojt pasi nuk kishte çfarë të bënte në rastet e 3 golave të pësuar.

Thomas Strakosha (6): U befasua nga goditja e Çalhanoglusë, që u devijua nga Patriçi. I pafat te penalltia e Ibrës, edhe pse u përpoq ta mbante topin në vijë. Te goli i Rebiçit ishte totalisht pa faj. Për pjesën tjetër të ndeshjes, bëri dy pritje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"