Lacio pret Juven, media italiane i thur lavde Strakoshës: Gati të “kyçë” sërish portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 18:44

Lacio pret Juven, media italiane i thur lavde Strakoshës: Gati të “kyçë” sërish portën

Lacio pret Juventusin këtë të shtunë në sfidën e vlefshme për raundin e 15-të të Serisë A, dhe ndër lojtarët më të vëzhguar është edhe Tomas Strakosha.

strakosha

Për shqiptarin, prestigjiozia italiane “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë, si një nga pikat më të forta të Lacios, veçanërisht në takimet ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Në 4 ndeshje nga 7 takime në shtëpi këtë sezon, Strakosha e ka mbajtur portën të paprekur për Lacion, një shifër domethënëse kjo për gardianin, dhe tashmë duhet të përsërisë veten përballë Ronaldos, Dibalës apo Higuainit.

Strakosha Kolarov

Paraqitje të vlerësuara shqiptari ka bërë edhe në takime më parë ndaj Juves. Më specifikisht, në 13 gushtin e 2017-ës, në Superkupën e Italisë, “Gazzetta dello Sport” rikujton pritjen e pastër ndaj Kuadrados, kur shifrat ishin ende 0-0. Më tej, Lacio e komplikoi shumë takimit, edhe pse fitoi 2-3. Strakosha shpëtoi kuadratin nga goditjet e Higuain apo Pjaniç, por u dorëzua nga një penallti dhe goditje dënimi të shënuara nga Dibala.

Më pas, në 14 tetorin e atij viti, Strakosha ishte protagonist absolut në një ndeshje që u fut në historinë e Lacios. Bardhekaltrit triumfuan në stadiumin e Juventusit për herë të parë pas 16 vitesh. Lacio fitoi 1-2, dhe në sekondat e fundit të takimit i priti një penallti Dibalës. Një ndeshje për vitrinë për shqiptarin.

strakosha penalltia dibala

Një paraqitje të tillë tifozët, por edhe opinioni sportiv pret sërish nga Strakosha edhe këtë të shtunë, duke shpresuar shumë nga duart e shqiptarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"