Lacio pas Kumbullës, Tare zbulon të vërtetën: Nuk kemi bërë ofertë 30 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:50

Lacio pas Kumbullës, Tare zbulon të vërtetën: Nuk kemi bërë ofertë 30 milionë euro

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare premton se klubi bardhekaltër do të investojë për të ndërtuar nëj skuadër më konkuruese për sezonin e ri.
tare kumbulla
Për “Sky Sport”, Tare foli dhe për çështjen e interesimit të klubit roman për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. Ai theksoi se Lacio nuk ka paraqitur kurrë një ofertë prej 30 milionë eurosh për futbollistin e Veronës dhe Shqipërisë.

“Politika e Lacios në merkato nuk ndryshon. Lajmet për shifrën e ofertës për Kumbullën nuk janë të sakta, sepse ne asnjëherë nuk kemi ofruar 30 milionë euro për të. Nuk dëshirojmë të dëmtojmë veten sepse rreziku është i madh pas derës. Dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër konkuruese në të ardhmen”, bëri me dije Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"