Lacio në panik pas humbjes me Milanin, Tare mesazh skuadrës: Mos u dëshpëroni, nuk ka mbaruar asgjë akoma!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 12:42

Lacio në panik pas humbjes me Milanin, Tare mesazh skuadrës: Mos u dëshpëroni, nuk ka mbaruar asgjë akoma!

Megjithëse humbja e fundit me Milanin në shtëpi 0-3 ka rritur klimën e nderë te Lacio, drejtori i klubit bardhekaltër Igli Tare inkurajon ekipin që të eci përpara.
Tare
Zyrtari i klubit italian beson se lodhja e madhe e krijuar për shkak të ndeshjeve të ngjeshura ka ndikur në rënien e formës së ekipit, por që sipas tij Lacio do të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leçen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh nëpërmjet “Corriere dello Sport” Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"