Lacio në “merak” për Strakoshën, portieri i kombëtares shfaq shqetësime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 16:12

Lacio në “merak” për Strakoshën, portieri i kombëtares shfaq shqetësime

Portieri i Lacios dhe Shqipërisë Thomas Strakosha iu nënshtrua kontrolleve mjekësore ditën e sotme teksa bardhekaltrit po vazhdonin me përgatitjet.

strakosha lacio

Sipas mediave italiane, stafi mjekësor i Lacios verifikoi bërrylin e 24-vjeçarit, të cilin e dëmtoi në takimin e djeshëm kundër Sampdorias, në të cilën bardhekaltrit triumfuan 5-1.

Megjithatë, ai ka vazhduar më pas përgatitjet duke dhënë shenjë se është në gadishmëri të plotë për ekipin e Simone Inzagit, i cili vendosi një rekord më vete duke marrë fitoren e 11-ë radhazi në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"