Lacio në “depresion”, Strakosha “i pafajshëm” në dështimin e radhës së skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 22:05

Lacio në “depresion”, Strakosha “i pafajshëm” në dështimin e radhës së skuadrës

Lacio ndodhet në momentin më të keq të sezonit teksa pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat me Leçen 2-1 pas disfatës së rëndë kundër Milanit me rezultatin 0-3.
5330858_2146_strak
Portieri i bardhekaltërve Thomas Strakosha ishte i pafuqishëm të ndalte furinë e verdhekuqve. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes, mediat italiane e vlerësuan me notën 6 gardianin e Shqipërisë.

Tashmë, diferenca mes Lacios dhe Juventusit kryesues mund të shkojë në +10 nëse bardhezinjtë mposhton Milanin. Një distancë e tillë do t’ia bënte më të lehtë Juventusit sigurimin e titullit kampion.

Thomas Strakosha (6): Jo shumë i sigurtë në dalje, nuk mund të bëjë asgjë kundër verdhekuqve. Ia doli të mposhte Mankosunë duke evituar humbjen me rezultat 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"