Lacio ndihet e goditur politikisht, mendon tërheqjen nga Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 15:27

Lacio ndihet e goditur politikisht, mendon tërheqjen nga Seria A

Një lajm i orëve të fundit është duke shkaktuar shumë zhurmë në futbollin italian. Sipas asaj që raporton “PremiumSport” klubi bardhekaltër po mendon tërheqjen nga kampionati pas episodeve të ndodhura në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Torinos.

Lacio2

Presidenti i klubit kryeqytetas ndihet i goditur nga ngjarjet politike që po i bëhen skuadrës për të ngelur jashtë Ligës së Kampionëve.

Lacio

Arbitëri Xhakomeli nuk akordoi një 11-metërsh në favor të Lacios pas një topi të prekur me dorë brenda zonës, ndërkohë që ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin Imobile. Ai i djeshmi nuk ishte episodi i vetë, në dëm të skuadrës Laciale. Kjo ishte ndeshja e disatë që klubi bardhekaltër penalizohet nga gjyqtarët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"