Lacio mposhti Xhenoan në transfertë, ja si u vlerësua Strakosha nga mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 23:16

Bota FB Kombetarja Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Legjionaret Seria A

Lacio mposhti Xhenoan në transfertë, ja si u vlerësua Strakosha nga mediat italiane

Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e djeshme në mesditë mposhti me rezultatin 3-2 Xhenoan në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serinë A. Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues

Lazio.gruppo.festeggia.2019.20.750x450

Pavarësisht dy golave të pësuar në të cilët nuk kishte faje, ndaj Xhenoas ka shkëlqyer Thomas Strakosha.

“Eurosport” e vlerësonte me notën 6.5 nën motivimin: “Gabon pak dhe nuk ka asnjë faj në dy rastet që ndëshkohet. Paraqitjet e tij u japin siguri shokëve”.

strakosha lacio

Edhe “tuttomercatoweb” nuk i ka kursyer elozhet për shqiptarin. “I kujdesshëm në çdo situatë. Çaktivizon çdo rrezik xhenoan në pjesën e parë. Në magjinë e Kasatës nuk mund të bënte asgjë, por kartonin e verdhë mund ta shmangte”, shkruante portali i njohur duke e vlerësuar Strakoshën me notën 6.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com