Lacio kërkon portier të ri, ish-gardiani i PSG-së pretendent si zëvendësues i Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 13:15

Lacio kërkon portier të ri, ish-gardiani i PSG-së pretendent si zëvendësues i Strakoshës

Lacio po punon që të përforcojë skuadrën e parë, por edhe stolin për sezonin e ri futbollistik. Bardhekaltërit kanëpërzgjedhur disa emra që do të shërbejnë si zëvendësues në çdo moment të Thomas Strakoshës.

strakosha.lazio.2018.19.primo.piano.750x450
Sipas “Il Mesaggero”, klubi italian ka në plan të parë portierin e Sevijes, Serxho Riko, i cili u huazua te PSG-ja. Gardiani spanjoll nuk ka hapësira te klubi andaluzian dhe mund të huazohet sërish. Lacio ofron vend për 26-vjeçarin.

Ndërkohë, kandidatë të tjerë janë Alesio Kranjo (Kaljari), Alberto Paleari (Citadela) dhe Andrea Konsili (Sasuolo).

Strakosha konsiderohet “senator” te Lacio dhe klubi ka vendosur t’i besojë për sezonet e ardhshme.

Sofa Score-Strakosha

(Përgatiti për PanoramaSport.al, Sofascore)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"