Lacio-Inter dhe sherri më i çuditshëm i Serisë A, Patrik shpjegon: Kalojmë edhe pushimet bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 23:23

Lacio-Inter dhe sherri më i çuditshëm i Serisë A, Patrik shpjegon: Kalojmë edhe pushimet bashkë

Ndeshja mes Lacios dhe Interit sot është mbyllur me një skenë të pazakontë, pasi Lusi Felipe u ndëshkua me karton të kuq pas vërshëllimës së gjyqtarit, sepse i kërceu mbi shpinë “Tuku” Korrea. Ky i fundit ndërroi skuadra vetëm në ditë e fundit të merkatos duke lënë kryeqytetasit për zikaltërit dhe në fushë u mendua si një hakmarrje kur Luis Felipe u përplas me lojtarin argjentinas që reagoi dhe e shtyu.

luiz felipe korrea

Por në fakt, ka qenë një gjë krejtësisht e ndryshme dhe një keqkuptim, thjesht një thumbim i vogël mes miqsh të ngushtë, siç shpjegoi mbrojtësi i Lacios, Patrik.

”Unë, Tuku dhe Luis Felipe jemi miq të ngushtë, shkojmë edhe në pushime bashkë. Ka gabuar Luis e ka gabuar Korrea. Luis duhet ta kuptojë që Tuku ka humbur. E ndjej edhe unë veten në faj, pas i thashë që ta shkonte ta përqafonte, por duhej të ishin më të qetë.

E kuptoj edhe reagimin e Tuku, por jo kartonin e kuq, pasi për ne është diçka që mbetet në fushë. Ndodhi me një mikun e tij, ata e duan njëri-tjetrin. Është një mëkat. E di që tani do të kalojnë tre-katër ditë e do të flasin përsëri me njëri-tjetrin. Luis Felipe tani do të mbetet jashtë për këtë budallallëk”, shpjegoi mbrojtësi i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"