Lacio harron Zhirunë për pak, Tare përgatit ofensivën për lojtarin tjetër të Çelsit me parametra zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 13:53

Lacio harron Zhirunë për pak, Tare përgatit ofensivën për lojtarin tjetër të Çelsit me parametra zero

Ndonëse futbolli është pezulluar përkohësisht për shkak të Koronavirusit, klubet shikojnë mundësitë që mund t’iu jepen në verë për të përforcuar ekipin.pedro-750x430

Këtë po bën edhe Lacio, që i ka të qarta disa nga objektivat që do të tentojë për në merkaton e verës. Italianët prej kohësh interesohen për sulmuesin e Çelsit, Olivir Zhiru, i cili i pëlqen shumë trajnerit Inzaghi.

Por nuk është vetëm francezi objektiv i bardhekaltrve. Tare po punon edhe për transferimin e Pedro Rodrigez, të cilit i skadon kontrata në verë.

Lacio ka gati një kontratë 3-vjeçare për sulmuesin spanjoll, duke i ofruar 3 milionë euro në sezon me shpresën se do të pranojë ofertën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"