Lacio e Hysajt peshkon AZ Alkmarin, Igli Tare ndërron mendje: Ta fitojmë kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2023 | 0:00

Lacio e Hysajt peshkon AZ Alkmarin, Igli Tare ndërron mendje: Ta fitojmë kupën

Në Nion ka qenë dje i pranishëm drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Shqiptari, i cili pak kohë më parë pati një polemikë të hapur me Zhoze Murinjon, pasi e quajti Ligën e Konferencës të fituar nga Roma si, “Ligën e Humbësve”.

IgliTare-1024x683

Por tashmë që Lacio, të cilën ai përfaqëson bën vetë pjesë në këtë turne, 49-vjeçari ndërron mendje dhe shtyn skuadrën e tij që të kërkojë dhe të sjellë në Romë trofeun. “AZ Alkmar është një skuadër e fortë, e cila po bën një kampionat pozitiv në Holandë dhe ofron një futboll cilësor, falë edhe disa elementeve të rëndësishëm që mund të vënë në vështirësi çdo kundërshtar.

Gjithsesi, ne kemi një skuadër të fortë sivjet dhe objektivi ynë është që të avancojmë dhe të kalojmë jo vetëm 1/8-at e finaleve të Ligës së Konferencës, por të synojmë ta fitojmë këtë trofe. Fundja, çdo trofe europian ka rëndësinë e tij, edhe pse nuk është Champions-i. Të fitosh në Europë të ndihmon në mentalitet dhe ky është objektivi ynë”, u shpreh drejtori sportiv i bardhekaltërve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"