Lacio e dërgoi në Francë me huazim, futbollisti shqiptar kthehet në Romë pas përfundimit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2020 | 17:55

Lacio e dërgoi në Francë me huazim, futbollisti shqiptar kthehet në Romë pas përfundimit të sezonit

Futbollisti i Lacios Riza Durmishi do të kthehet në fund të sezonit te skuadra bardhekaltër.
RizaDurmishi-e1546795387319-780x439
Klubi francez i Nisës, ku ai u huazua gjatë janarit nuk ka pranuar ta blejë kartonin e 26-vjeçarit duke e detyruar të kthehet në Itali. Ai luajti gjithsej vetëm 5 ndeshje me Nisën.

Megjithatë, do të shikohet se çfarë do të bëjë Lacio me futbollistin shqiptar që përfaqëson Danimarkën, i cili me shumë mundësi mund të huazohet sërish.

Ai u ble në vitin 2018 nga Lacio për shifrën e rreth 10 milionë eurove, por u aktivizua sezonin e parë kryesisht si lojtar stoli. Sezoni i dytë nuk solli ndryshime pozitive për 26-vjeçarin duke e detyruar Lacion ta dërgonte me huazim te Nisa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"