Lacio dhe Shqipëria qëndrojnë të qeta, Strakosha është gati për rikthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 16:31

Lacio dhe Shqipëria qëndrojnë të qeta, Strakosha është gati për rikthimin

Tomas Strakosha duket se do ta kalojë pa pasoja, rishfaqjen e dëmtimit të tij të vjetër, disa ditë më parë gjatë grumbullimit të kombëtares në Antalia. Gardiani i portës u largua me lejen e stafit teknik, pasi ndjeu dhimbje në këmbë.

strakosha

Ai do të jetë gati edhe për derbin që Lacio do të zhvillojë këtë të shtunë ndaj Romës, në orën 18:00, në një duel nga më të fortët për dy ekipet kryeqytetase, pas formës së mirë që kanë treguar këto javë të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"