Laçi, vetëofrohet ish-mbrojtësi serb i Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2017 | 11:10

Laçi, vetëofrohet ish-mbrojtësi serb i Tërbunit

Aleksandër Tasiç, ish-mbrojtësi serb i Tërbunit dy sezone më parë, dëshiron të rikthehet në Kategorinë Superiore. Pas angazhimit me pukjanët, shtatlarti fluturoi drejt Armenisë, duke veshur fanellën e Alashkert. Megjithatë, aventura aty zgjati shumë pak sepse ai në merkaton e janarit u kthye sërish në Serbi për të dhënë kontributin e tij me skuadrën e Novi Pazar.

aleksander tasic

Kjo skuadër nuk arriti të mbijetonte dhe shumë lojtarë janë vënë në kërkim të skuadrave të tjera. Ashtu si Tasiç, i cili dëshiron të rikthehet në Shqipëri për të luajtur me skuadrën e Laçit. Edhe më parë kishte flirtuar me kurbinasit kur ishte në Superiore duke pranuar se i pëlqente që një ditë të luante në këtë skuadër.

Ai ka takuar presidentin Laska në atë kohë dhe duket se aty lindi historia mes Tasiçit dhe Laçit.

“Laçin e pëlqej dhe është një skuadër me ambicie. Sigurisht që do të ishte bukur që të luaja një ditë aty. Por përtej batutës, shoh se ky klub ka seriozitet dhe drejtohet nga staf korrekt dhe shumë ambicioz. Do të më pëlqente që të kisha një aventurë me bardhezinjtë”, tha në atë kohë mbrojtësi serb.

Mësohet se ai dje ka kërkuar të kontaktojë me klubin. Tasiç bënte kërkesë për rikthimin në Shqipëri edhe duke treguar një video, por edhe një CV të pasur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë zhvillime për përfundimin e kësaj marrëveshjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"