Laçi u shkërrmoq në Norvegji, flet trajneri Prenga: Në Shqipëri do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 22:25

Laçi u shkërrmoq në Norvegji, flet trajneri Prenga: Në Shqipëri do të…

Laçi u mposht nga Molde me rezultatin 3-0 në sfidën e parë të zhvilluar në Norvegji. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i kurbinasve Besnik Prenga tregoi se ishte i zhgënjyer për rezultatin. Gjithsesi pavarësisht rezultatin 3-0, Prenga premtoi se në ndeshjen e kthimit do të luftojnë deri në fund dhe skuadra do të japë 200%.

Prenga

“Jam i zhgënjyer për rezultatin sepse e kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. Gjithsesi në Shqipëri do të jetë një ndeshje tjetër. Ne do të luftojmë deri në fund, madje do të japim 200%”, ka thënë shkurtimisht trajneri i Laçit, Prenga për mediat norvegjeze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"