Laçi u kualifikua me “poker”, Starova: Të rinjtë më bindën, e vështirë me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 15:45

Laçi u kualifikua me “poker”, Starova: Të rinjtë më bindën, e vështirë me Bylisin

Kualifikimi ishte formalitet për kurbinasit. Ndeshja e djeshme kishte pak histori, pasi u dominua totalisht prej tyre. Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, pas fitores së thellë ndaj Elbasanit dhe kualifikimit me lehtësi për në turin tjetër, u shpreh:

Laci starova

“Dilemë kualifikimi? Jo më kot unë kam futur në fushë një formacion të rinjsh, për t’u dhënë edhe atyre minutazhin e duhur dhe një mundësi për të treguar vlerat e veta. Të jem i sinqertë, loja e tyre më bindi dhe treguan vërtet cilësi”.

Më tej, i pyetur për takimin e fundjavës në kampionat me Bylisin, trajneri kryeqytetas shtoi: “Ndoshta mund të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi duke u përgatitur për këtë takim”. Edhe në turin tjetër të Kupës, Laçi do të ndeshet pikërisht me Bylisin, një sfidë Superioreje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"