Laçi tregon limite, skuadra e Cungut përmbyset kollaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 22:31

Laçi tregon limite, skuadra e Cungut përmbyset kollaj

Laçi po vuan. Skuadra që deri në mbyllje të 2019-ës nuk dinte të ndalej, tashmë përmbyset kollaj. Vendi i 6-të është dëshmia më e mirë. Në dy ndeshjet e fundit kanë treguar limite të mëdha. Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh, nuk e kanë mbrojtur rezultatin. 

Laci-Beselidhja miqesore (1)

Kështu e pësuan me Kukësin dhe Partizanin. Nuabueze ndëshkoi veriorët dhe Xhixha kryeqytetasit që në pjesën e parë, por më pas u ndëshkuan me nga 3 gola. Dhe 6 gola të pësuar në 180 minuta nuk janë pak për një ekip që pretendon zonën “Euro”. Për të kuptuar se diçka nuk shkon, mund të përmendim edhe rastin e Kupës së Shqipërisë. Vërtet fituan, por nuk mundën që të kualifikoheshin përballë Bylisit.

Shënuan dy gola me Grecën dhe Nuabuezen, por më pas u barazuan nga Hidi dhe Guindo. Xhixha shënoi golin e tretë në shtesë, por nuk mjaftoi për të shkuar në çerekfinale. Problemi ndoshta nuk qëndron vetëm te prapavija, por edhe sulmi. Mungon goli i sigurisë dhe kjo ndoshta vjen pasi mungon qetësia.

bylis laci

Nëse duan që të fitojnë terren për zonën “Euro”, duhet me patjetër që të bëjnë autokritikën kundër Flamurtarit. Një kundërshtar i kalueshëm në letër, por që mund të bëhet i rrezikshëm pas pikëve të para që siguroi prej 9 muajsh. Mungesa nuk ka për fat, pasi kthehet Ardit Deliu. Mbrojtësi ka ezauruar pezullimin e kartonëve, ndaj pritet që të jetë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"