Laçi transferohet në Pezë, presidenti Laska “kërcënon” lojtarët: Boll më! Nuk toleroj më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2019 | 15:59

Laçi transferohet në Pezë, presidenti Laska “kërcënon” lojtarët: Boll më! Nuk toleroj më…

Barazimi 3-3 në Vlorë dhe lënia e dy pikëve në momentet e fundit të takimit ka zhgënjyer së tepërmi drejtuesit e Laçit. Presidenti Pashk Laska nuk u mjaftua me kërkesën e llogarisë ndaj trajnerit Sulejman Starova pas ndeshjes me Flamurtarin, ku habiti jo pak ata të pranishëm në stadium me debatin në pankinë. Megjithatë, nga sa mësohet, kreu i klubit kurbinas ka bërë të njëjtën gjë edhe në dhomat e zhveshjes me ekipin.

laci

“Panorama Sport” mëson se tonet kanë qenë shumë të larta, deri kërcënuese për masa drastike në drejtim të lojtarëve. “Me këtë paraqitje po luani si ekip që luftoni për mbijetesë. Boll më! Nuk toleroj asnjë gabim, kështu që mblidhni mendjen dhe reagoni në fushë”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Laska para futbollistëve. Prova e radhës e Laçit është në transfertë të shtunën ndaj Luftëtarit. Në Gjirokastër skuadra kurbinase e ka pasur gjithnjë të vështirë për të fituar.

Pashk Laska Laci

Në katër vitet e fundit vetëm një herë e ka mposhtur Luftëtarin, por këtë herë shpresohet që të bëhet kthesa e menjëhershme me tri pikë. Llogaritë e kurbinasve u prishën në Vlorë, aty ku mendohej se ndeshja do të fitohej. Tashmë trajnerit Starova do t’i duhet të ndërtojë një tjetër strategji për të dalë fitues nga Gjirokastra.

Laçi ka vetëm një pikë më tepër se Luftëtari në renditje, prandaj dhe ky duel bëhet shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Në këtë situatë, as barazimi nuk do t’u bënte shumë punë kurbinasve, pasi synimet e tyre janë për të qenë në pjesën e sipërme të tabelës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"