Laçi thyen Dinamon, Troisi pret më shumë nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2016 | 14:41

Laçi thyen Dinamon, Troisi pret më shumë nga skuadra

Laçi fiton pastër 2-0 miqësoren ndaj Dinamos, të zhvilluar dje në mbrëmje, në kompleksin e Kamzës. Të dy trajnerët hodhën në fushë lojtarët më të mirë, por në 45 minutat e para rrjetat mbetën të paprekura. Pjesa e dytë nisi me zëvendësime të shumta nga të dyja ekipet, kryesisht te Dinamo.

laci

Trajnerët më tepër u fokusuan te vendosja e ekipeve në fushë dhe interpretimet e skemave. Deri në minutën e 60-të rezultati ishte i bardhë. Megjithatë, Dosti shkaktoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga braziliani i Laçit, Pinto. Dinamo u kundërpërgjigj menjëherë, por pa mundur të shënojë. Turdiu bën një inkursion të bukur, teksa gjuan fort me të majtën, por shtylla e ndal.

laciTrajneri Allmuça shqetësohet më tepër për lojën, sesa për rezultatin. Ndeshja vijon e fortë nga të dyja palët, por në minutën e 80-të janë laçianët që dyfishojnë rezultatin me anë të Kristi Hysenit. Mbyllet përfundimisht takimi me shifrat 2-0 për Laçin dhe shtrëngimin e duarve të dy teknikëve: Allmuça dhe Troisi.

Ky i fundit, pas ndeshjes për “Panorama Sport”, u shpreh: “Jam i kënaqur me lojën. Patëm disa mungesa, të cilat u ndjenë gjatë ndeshjes. Tre lojtarët brazilianë ishin të nevojshëm për ne, por gjithsesi unë jam i kënaqur me të gjithë çunat. Po stërvitemi maksimalisht dhe shpresoj që për startin e kampionatit të jemi gati”.

Ndërsa Allmuça deklaroi: “Edhe pse humbëm, mendoj se zhvilluam një ndeshje pozitive duke interpretuar mirë lojën. Golat i pë- suam kur ne bëmë shumë zëvendësime. Jam i kënaqur nga loja e djemve të rinj, nuk pati shumë diferenca, madje kur ne ishim në disavantazh, iu afruam barazimit. Do të vazhdojmë punën të qetë”.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"