Laçi “sulmon” Europën, kurbinasit me mungesa ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 14:58

Laçi “sulmon” Europën, kurbinasit me mungesa ndaj Erzenit

Laçi po kalon një moment të shkëlqyer në kampionat dhe në 5 ndeshjet e fundit do të luftojë për synimin që ka pasur nga fillimi i këtij sezoni: Europën.

Laci

Kurbinasit janë eliminuar nga Kupa dhe mënyra e vetme për të mbyllur sezonin me pjesëmarrjen në Europë është nga kampionati. Diferenca nga Egnatia e vendit të tretë është 3 pikë, ndërsa pas 31 javësh kampionat bardhezinjtë janë të katërtit në renditje dhe mund të kapin Europën edhe me këtë pozicion, nëse Kupën e fiton Tirana ose Egnatia.

Megjithatë, në kampin kurbinas do të bëjnë gjithçka për të vazhduar me rezultate pozitive, duke filluar nga ndeshja në shtëpi me Erzenin, të dielën në 15:00. Trajneri Stavri Nica nuk do të ketë të gatshëm në këtë takim vetëm mesfushorin Serxho Ujka, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë, rikthehet i gatshëm Vasil Shkurtaj, i cili mungoi në Ballsh për shkak të një dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"