Laçi “studion” azerët dhe përgatit strategjinë, Keshla fiton në shtesë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2020 | 17:12

Laçi “studion” azerët dhe përgatit strategjinë, Keshla fiton në shtesë në kampionat

Laçi vazhdon përgatitjet për turin e parë të Ligës së Europës. Nën drejtimin e Armando Cungut, skuadra është duke marrë ngarkesa maksimale dhe në të njëjtën kohë po mundohet që të ndërtojë edhe strategjinë e duhur për të kaluar azerët. Mundësinë më të mirë për të mësuar diçka më shumë për kundërshtarin e patën ditën e premte, pasi Keshla luajti të parën ndeshje në kampionat.

Keshla

Ata u përballën në transfertë me Sumqajit dhe kanë fituar. Dhe nuk ishte një fitore çfarëdo, por në shtesë. Kundërshtari i kurbinasve ka shënuar gol në minutën e 94-t, çka dëshmon se janë të frikshëm në finish.

Kur dihet që janë ndeshje teke, bardhezinjtë duhet ta kenë parasysh këtë fakt. Ata duhet të jenë të vëmendshëm deri në frymën e fundit, pasi një gabim mund t’u kushtojë eliminimin. Mbrojtësi Azar Salahli ishte protagonist i kësaj fitoreje, çka do të thotë që Laçi duhet të jetë i kujdesshëm edhe me lojtarët e prapavijës së skuadrës nga Azerbajxhani.

Serxhio Zhunior

Kujtojmë që bardhezinjtë kanë pësuar ndryshime të mëdha në këtë merkato, duke afruar emra si Alen Sherri, Klejdi Rapo, Aurel Demo, Lukas Ramos, Renato Malota, Mentor Mazrekaj dhe Dorian Kërçiku. Veç lojtarëve të konfirmuar, nuk mund të mos përmenden të rinjtë Endri Murati dhe Dijar Nikqi, që shihen si një investim i klubit për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"