Laçi, stërvitjet zhvendosen në Pezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 19:12

Laçi, stërvitjet zhvendosen në Pezë

Laçi i është rikthyer stërvitjes, ashtu si ekipet e tjera të Kategorisë Superiore. Duke qëndruar 67 ditë pa futboll, edhe kurbinasit nuk e kanë pasur të lehtë përshtatjen. E megjithatë, dëshira për ta nisur me vrull nuk u ka munguar. Nën drejtimin e Armando Cungut skuadra ka kryer dje të dytën seancë pas shpërthimit të pandemisë dhe me këtë ritëm do të vazhdojë deri më 3 qershor, datë e përcaktuar për rinisjen e kampionatit.
98593911_296748604682519_8606165385080733696_n

E megjithatë, post-Koronavirusi i ka gjetur me ndryshime. Klubi ka vendosur që bardhezinjtë të zhvendosen në Pezë-Helmes. Nëse deri para shpërthimit të “COVID19” ushtroheshin sa në Laç aq edhe në Kamzë, tashmë kanë menduar që të transferohen edhe ata në kryeqytet.

Në atë kompleks stërviten disa ekipe të elitës dhe inferiores, ndaj dashur pa dashur edhe kujdesi dhe masat shtrënguese do të jenë më të madha. Edhe pse klubet janë munduar që t’i evitojnë përplasjet e orareve dhe rrjedhimisht grumbullimet masive, ndonjëherë do të jetë e pamundur. Kjo, për një arsye të thjeshtë, pasi të gjithë përpiqen që të shmangin pikun e të nxehtit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"