Laçi-Skënderbeu kthehet në telenovelë, FSHF tërhiqet pas presionit të klubeve. Ja kur do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 15:41

Laçi-Skënderbeu kthehet në telenovelë, FSHF tërhiqet pas presionit të klubeve. Ja kur do të luhet

Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut është kthyer në një “telenovelë”. U njoftua se kjo përballje do të shtyhej në një afat të pacaktuar, por mesa duket pas presioneve të klubeve, FSHF është tërhequr dhe ka vendosur që kjo sfidë të luhet ditën e mërkurë, siç ishte planifikuar.

Skenderbeu Laci

Për shkak të punimeve në stadiumin e Laçit, ky takim është zhvendosur në kryeqytet, teksa do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Kujtojmë që ditën e nesërme në orën 18:00, në “Selman Stërmasi” do të luhet takimi mes Tiranës dhe Kukësit. 18 orë më vonë, do të jetë radha e Laçi dhe Skënderbeut për të zbritur në fushë. 2 ndeshje në më pak se 1 ditë…

Njoftimi i fshf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"