Laçi “shkërmoq” Dinamon në miqësore, Rexhinaldo debuton me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2017 | 14:08

Laçi “shkërmoq” Dinamon në miqësore, Rexhinaldo debuton me gol

Kurbinasit janë rikthyer te fitorja në ndeshjet miqësore, pasi kanë mposhtur dje, në shifrat 4-0, skuadrën e Dinamos në një ndeshje të luajtur në kompleksin sportiv në Pezë.

laci liria

Të besuarit e trajnerit Stavri Nica kanë arritur të gjejnë shumë shpejt golin me anë të Nikës që në minutën e pestë, ndërsa formacioni i Dinamos, ndryshe nga fitorja me Tiranën, dje ishte jashtë forme dhe nuk e ka vënë pothuajse në asnjë moment në vështirësi kundërshtarin.

Rexhinaldo në minutën e 27-të do t’i dyfishonte shifrat, ndërsa rastet për shënim për Laçin janë të shumta edhe në minutat e mbetura të kësaj pjese. Nga ana tjetër, blutë janë të pafuqishëm që të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Fraksioni i dytë është fotokopje i të parit dhe Gjoni, në minutën e 63-të, arrin të trefishojë shifrat.

Laçi-Dinamo

Në këto minuta ka vend edhe për lojtarët që janë në stol, ndërsa Bushi, nëntë minuta nga fundi i kohës së rregullt, realizon edhe golin e katërt për Laçin. Dinamo në ndeshjen e djeshme tregoi edhe njëherë tjetër se ka ende nevojë për përforcime në mënyrë që të përballojë sezonin e ri futbollistik.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"