Laçi rrezikon Totenhemin e Murinjos, ndërsa Kukësi Volfsburgun. Zbulohen rivalët e të gjitha ekipeve shqiptare në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 12:05

Laçi rrezikon Totenhemin e Murinjos, ndërsa Kukësi Volfsburgun. Zbulohen rivalët e të gjitha ekipeve shqiptare në Ligën e Europës

Laçi mund të luajë ndaj Totenhemit të Zhoze Murinjos në turin e dytë të Ligës së Europës. Nuk është hipotezë, pasi anglezët janë tashmë zyrtarisht një nga tre rivalët e mundshëm të kurbinasve në shortin që do të hidhet sot nga UEFA në orën 13:00. Dje në mbrëmje qeveria e futbollit europian njoftoi të gjitha klubet pjesëmarrëse në turin e dytë për ndarjen e grupeve në prag të hedhjes së shortit.
pjimage (3) Kjo bëhet për të shmangur përplasjet e ekipeve pa një stadium të miratuar në përputhje me rregullat e vendosura prej pandemisë. Ekipet nga e njëjta federatë nuk mund të përballen me njëra-tjetrën, ndërsa të gjitha turet kualifikuese do të jenë me vetëm një ndeshje dhe pa praninë e tifozëve.
1161326581.jpg.0
“Panorama Sport” mëson se Laçi bën pjesë në grupin 7 dhe krahas klubit londinez, që vitin e kaluar ishte pjesë e finales së Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit, kundërshtarë të mundshëm janë edhe Hapoel Ber Sheva (Izrael) dhe Kolos Kovalivka (Ukrainë). Me klubin izraelit bardhezinjtë u përballën edhe në edicionin e kaluar, ku u eliminuan pas barazimit në Laç dhe humbjes në transfertë.

Partido amistoso de pretemporada entre el Granada y el Sevilla. En la imagen, once inicial del Granada. Preseason friendly match between Granada ans Sevilla. In this picture, Granada starting line-up. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY

KUKËSI DHE TEUTA – Emra të mëdhenj edhe për Kukësin e Teutën në prag të hedhjes së shortit. Verilindorët janë pozicionuar në grupin 10, nga tre rivalët janë Volfsburg (Gjermani), Hajduk Split (Kroaci) dhe HSK Zrinjski (Bosnjë). Në letër ekipi boshnjak duket më i preferuari, ndërsa me klubin e Bundesligës dhe atë kroat, shanset janë të pakta. Të njëjtët kundërshtarë të mundshëm si Kukësi ka edhe klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Renova.

Ndërsa Teuta, skuadra tjetër e Superiores që bën pjesë në turin e dytë, mund të luajë me klubin gjigant rumun, Steaua Bukuresht. Gjithashtu, në “lojë” janë edhe Granada e La Ligës spanjolle, si dhe qipriotët e Apollon Limasol. Me siguri në Durrës shpresojnë të “peshkojnë” skuadrën ishullore. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës që gjithashtu është pjesë e turit të dytë, mund të përballet me skuadra si CSKA Sofia (Bullgari), Botoshani (Rumani) dhe FC Sfintul Suruceni (Moldavi).

Laci

RIVALËT E LAÇIT

Grupi 7

Totenhem Hotspur (Angli)

Hapoel Ber Sheva (Izrael)

Kolos Kovalivka (Ukrainë)

Teuta

RIVALËT E TEUTËS

Grupi 4

Granada (Spanjë)

Apollon Limasol (Qipro)

Steaua Bukuresht (Rumani)

pjimage (4)

RIVALËT E KUKËSIT DHE RENOVËS

Grupi 10

Volfsburg (Gjermani)

Hajduk Split (Kroaci)

HSK Zrinjski (Bosnje)

Shkendija

RIVALËT E SHKËNDIJËS

Grupi 6

CSKA Sofia (Bullgari)

Botoshani (Rumani)

Sfintul Suruceni (Moldavi)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"