Laçi rikthen bomberin Nuabueze, Partizani vuan me kurbinasit. Ja bilanci negativ në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 8:39

Laçi rikthen bomberin Nuabueze, Partizani vuan me kurbinasit. Ja bilanci negativ në Kupën e Shqipërisë

Laçi ka marrë i vetëm kryesimin e Kategorisë Superiore pas 24 javësh kampionat, teksa tashmë ka detyrën e vështirë për të arritur gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku në çerekfinale kanë një ekip si Partizani.

Nuabueze5

Për sfidën kundër “demave”, te kurbinasit do të jetë i gatshëm dhe sulmuesi Nuabueze. Sulmuesi u dënua me 10 ndeshje për shkak të sherrit që pati në Ballsh kundër Bylisit. Pasi shleu gjysmën e këtij dënimi, klubi pa paguar për të hequr gjysmën e mbetur. Laçi ka kështu dhe bomberin kryesor të skuadrës përballë të kuqve.

NDESHJET – Në 20 vitet e fundit, Partizani nuk ka një rekord të mirë kundër Laçit në Kupën e Shqipërisë. “Demat” i kanë eliminuar vetëm një herë kurbinasit, në vitin 2000. Në ndeshjen e parë, kryeqytetasit triumfuan 0-3 në Laç, me datë 26 gusht. Ndërsa në sfidën e kthimit, luajtur më 9 shtator, të kuqtë triumfuan sërish, me rezultatin 6-0.

Bilanci ne Kupe Laci Partizani logo

Rezultati i përgjithshëm, 9-0 në favor të “demave”, por pas kësaj disfate të rëndë, Laçi filloi t’ua gjejë pikën e dobët të kuqve. Në vitin 2015, u ndeshën sërish. Në sfidën e parë në Tiranë, luajtur më 4 shkurt 2015, të kuqtë fituan pastër 2-0, ndërsa në Laç, kurbinasit përmbysën gjithçka, duke fituar 3-0 (18 shkurt 2015). Një vit më pas, dyja skuadrat u përballën sërish në Kupë.

Më 23 janar të vitit 2016, sfida e parë në Laç u mbyll në favor të kurbinasve 2-0, ndërsa më 17 shkurt, Partizani nuk arriti të përmbysë, duke fituar thjesht minimalisht 1- 0. Në tri përballjet mes skuadrave, Laçi e ka eliminuar 2 herë Partizanin, ndërsa “demat” kanë avancuar vetëm në një rast.

DURO – Ndërsa trajneri i Laçit, në prag të takimit me Partizanin në Kupën e Shqipërisë u shpreh: “Tani fillon një kampionat tjetër deri në fund. Duke qenë në këto pozita besojmë shumë, por vlen të shihet si do të menaxhohen ndeshjet deri në fund, megjithëse skuadrat janë pranë”, tha fillimisht Duro për RTSH Sport.

Shpetim Duro

“Ne besojmë jo vetëm nga renditja, por edhe në ndeshjet kryesuese me përballjet direkte ne jemi më të favorizuar. Nuabueze kthehet pas gjysmës së dënimit dhe do jetë i gatshëm për nesër në Kupë me Partizanin, kemi përballje të rëndësishme. Pastaj mendojmë për Tiranën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"