Laçi reagon pas akuzave të Halilajt: Një i papërgjegjshëm që nxit urrejtje, të merren masa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 1, 2020 | 12:20


Laçi reagon pas akuzave të Halilajt: Një i papërgjegjshëm që nxit urrejtje, të merren masa…

Laçi ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Bekim Halilaj, i cili në një intervistë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, u shpreh se gjyqtari Kridens Meta është një punëtor i Laçit dhe vendimet e tij të marra gjatë ndeshjes ishin të njëanshme.shehu laci

Klubi kurbinas ka reaguar në lidhje me këtë, teksa shprehen të habitur se si presidenti gjirokastrit, e dinte se cilët lojtarë rrezikonin nga klubi kundërshtar.

Në reagim thuhet se lindin dyshime, nëse në Gjirokastër do të kishin dashur t’i ndihmonin. Thuhet se të gjithë mund të kenë pretendime, por nuk mund të hidhen akuza të paprovuara.

Reagimi:

KF Laçi ndihet i indinjuar mbi deklaratën e bërë sot nga presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, si dhe shpreh habinë se si ai ka dijeni edhe për lojtarët tanë të cilët rrezikojnë prej kartonëve të verdhë. Kjo na bën ne edhe të mendojmë se dikush i ka informuar ata dhe ka qenë i interesuar që të na mungonin ndeshjen e radhës. 

Ndoshta në Gjirokastër do kishin dashur edhe t’i ndihmonin. Sigurisht nuk kemi asnjë provë dhe nuk mund të akuzojmë askënd, por kur një president del dhe e thotë diçka të tillë, të lindin edhe dyshime. Gjithsesi, e përsërisim se nuk akuzojmë askënd, por kur një president del dhe e thotë diçka të tillë, të lindin edhe dyshime. Gjithsesi, e përsërisim se nuk akuzojmë askënd.

Na vjen keq edhe për tentativën që bëhet për të bërë një ndarje “Jug-Veri”, madje arrihet deri ne ofendime sa permendet fjala “malok”. Kjo është e patolerueshme. Instancat perkatese duhet te nderhyjne menjehere dhe te marrin masa per kete njeri te papërgjegjshëm . Të gjithë mund të kemi pretendimet tona për gjykimin, por nuk është në të mirë të futbollit që të hidhen akuza të paprovuara, nisur nga fjalë lart e poshtë, që e kanë dëmtuar futbollin tonë. 

Për më tepër, bëhen edhe deklarata jo etike, që nuk i shërbejnë askujt dhe nxitin vetëm urrejtje, gjë që sporti nuk e ka aspak në qëllimin e tij.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com