Laçi prezanton trajnerin e ri, është malazezi i larguar nga klubi i dënuar për trukime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 20:28

Laçi prezanton trajnerin e ri, është malazezi i larguar nga klubi i dënuar për trukime

Klubi i Laçit ka zgjedhur pasardhësin e Shpëtim Duros për edicionin e ri. Kurbinasit kanë prezantuar sot nëpërmjet rrjeteve sociale teknikun e ri, malazezin Dejan Vukiçeviç, i cili do të nisë menjëherë punën në drejtimin e skuadrës.

vukicevic laci

“Mirësevjen në familjen bardh e zi Dejan Vukiçeviç! Familja jonë mirëpret dhe i uron suksese trajnerit të ri!”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale për 53-vjeçarin i cili nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Vukiçeviç ka qenë në stolin e skuadrës së Ventspils dhe trajner në dy ndeshjet e famshme ndaj Luftëtarit, që u bënë objekt hetimesh nga UEFA për trukime. Pak muaj më parë, klubi letonez u përjashtua nga UEFA për trukime që i përkasin pikërisht asaj periudhe. Megjithatë, emri i trajnerit nuk figuron në listën e zyrtarëve që u pezulluan për përfshirjen në ato ngjarje,

Pas eksperiencës te Ventspils, Vukiçeviç drejtoi skuadrën e Feronikelit në Kosovë, por u largua pa lënë shenjë te skuadra kosovare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"